img1 img2 img3 img4 img5

EKZAMINIME

EKZAMINIME TE SPECIALIZUARA

Ne kliniken tone kryhen vizita te specializuara.Nder me kryesoret permendim 


EKOGRAFIA 3/4D
(tre/kater dimensionale)

ekzaminim1
Me ane te ketij ekzaminimi vizualizojme femijen apo nje strukture te tij ne 3 dimensione,ne menyre statike apo dinamike,duke pasur per baze ekografine bidimensionale.Nena shtatezane apo cifti gezojne ne kete moment pamjen e femijes se ardheshme.Per kete ekzaminim perdoren sonda ekografike speciale(sonda 4D)

 

 

 


 



KOLPOSKOPIA DHE VIDEOKOLPOSKOPIA
 

 ekzaminim2
Kolposkopia perfaqeson nje ekzaminim te thjeshte te pa dhimbshem .Nepermjet saj vizualizohet nje pjese e qafes se mitres te lyer me acid acetik apo tretesire Lugoli.Kolposkopi eshte nje mikroskop qe zmadhon pamjen per te pare anet me te imta.Rekomandohet ne rastin e Pap-testeve te dyshimta apo positive. Videokolposkopia konsiston ne transmetimin e pamjeve te kolposkopit,nepermjet nje kamere,ne sistemin video dhe me ane te te cilit e ndjek edhe vete pacientja.Sistemi video lidhet me rregjistratoret video ose DVD per te pare pamjet ne nje kohe te dyte. Me ane te ketyre ekzaminimeve diagnostikohen ose parandalohen demtimet pre-neoplazike ose neoplazike beninje dhe malinje te qafes se mitres.

 


 

 

PAP TESTI (citologjia cervikale) dhe HPV

ekzaminim3
Citologjia cervikale perben nje ekzaminim  baze ne parandalimin e tumoreve te qafes se mitres.Nepermjet saj ekzaminohen qelizat e shtrira mbi nje xham dhe te fiksuara te mara nga siperfaqja e qafes se mitres dhe brendesia e kanalit te saj.Eshte nje ekzaminim i thjeshte ,i padhimbshem,qe realizohet nje here ne vit tek femrat nga momenti i mardhenies se pare seksuale.Nuk realizohet ne momentin e menstruacioneve.

HPV eshte nje test i thjeshte i ngjashem me Pap testin.Ndryshimi qendron ne perdorimin e materialit,ne trajtimin e tij dhe mbi te gjitha ne analizen e tij.Testi ka per qellim evidentimin e virusit HPV qe eshte shkaku kryesor i kancerit te qafes se mitres.Sherben si nje metode screeningu.Gjate percaktimit te HPV ne shume klinika te specializuara realizohet tipizimi i virusit per te pare gravitetin e prekjes se indit.

 

 

EKOGRAFIA TRANS-VAGINALE.
ekzaminim4

Ekografia trans-vaginale eshte nje ekzaminim i pademshem ,i padhimbshem qe realizohet me nje sonde te caktuar vaginale.Nepermjet saj meren informacione me te detajuara te organit qe ekzaminohet per aresye se sonda eshte me ne kontakt me te.Mund te realizohet ne cdo periudhe te ciklit menstrual. Nuk behet ky ekzaminim tek vajzat virgo.Gjate ekografise transvaginale nuk kerkohet ndonje pergatitje paraprake dhe vezika mund te jete e zbrazur.Eshte mjaft e pershtateshme tek grate obeze apo me plage cikatriciale te lekures se barkut.