img1 img2 img3 img4 img5

INFORMACIONE

T.O.R.C.H

Kjo fjale e perbere perfshin ekzaminimin per indentifikimin e Toxoplasmose-O(te ndryshme)-Rubeola-Citomegalovirus-Herpes Virus.Testi diagnostikon pranine e antikorpeve,te prodhuara nga sistemi imunitar i nenes,kur ai bie ne kontakt me keto mikroorganizma,qe provokojne nje semundje te caktuar.Keto lloj mikroorganizmash kane nje ndikim mbi femijen ne miter.Kompleksi T.O.R.C.H rekomandohet per te gjitha grate shtatezane,dhe realizohet me marjen e nje sasie te vogel gjaku nga krahu.

Toxoplazmosa shkakton potencialisht dem tek femija ne se ajo takohet ne fillim te shtatezanise.Demtimet me te shpeshta jane lezionet cerebrale.

O(te tjerat si Epatiti B dhe C, AIDS) jane te rendesishme te njihen ne momentin e lindjes sepse kalojne nga nena tek femija nepermjet shkembimit te gjakut.

Rosolia(rubeola)eshte semundje infektive qe merret zakonisht ne femijeri.Rreziku i kontaminimt  me i madh eshte ne 3-6 javet e para te shtatezanise dhe zbret ne javet e 13-18.Demet me te medha tek femija jane ato te syrit,sistemit nervor dhe keqformime te zemres.

Citomegalovirusi eshte pergjegjes per vonese te zhillimit mendor,shurdhim.

Herpesi genital kalon nga nena tek femija gjate lindjes ne ato raste kur nena paraqet simptoma ne evoluim.

 

INFERTILITETI I CIFTIT

Me infertilitet te ciftit kuptohet mosarritja e shtatezanise nga ana e ciftit pas 12 muajsh raportesh te rregullta seksuale. Shkaqet mund te jene me aresye femerore, mashkullore ose te te dy partnereve.

info1

 

 

 

 

 

Infertiliteti eshte nje problem qe prek 10% deri ne 20% te cifteve te moshes fertile.Ky fenomen po rritet per here dhe me teper per shkaqe te ndryshme si:prania e faktoreve ambjentale te disfavorshem,si ndotja,stresi,smogu,ushqyerja e gabuar ,semundjet seksualisht te transmetueshme,faktoret psiko-emocionale.

Ne lidhje me faktorin mashkullor pervec vizites se andrologut,nje rendesi ka kryerja e nje analize te thjeshte sic eshte spermograma.Nepermjet saj ndeshen situate te tilla si:
-Oligospermia:kur koncentimi I spermatozoideve ne lengun seminal eshte nen 20miljon/ml
-Astenospermia:levizja e spermatozoideve eshte nen 30%
-Teratospermia:perqindja e formave normale eshte nen norme,pra 30%
-OligoAstenoTeratospermia:kur te tre situatat e mesiperme ndeshen se bashku
   
Diagnoza e infertilitetit femeror eshte mjaft kompleks sic eshte organizmi i femres.Pike se pari duhet pare ne se gruaja ka ovulacione te rregullta.Per kete duhen ekzaminime ekografike per te pare ovulacionin.Njekohesisht duhen nje sere dozimesh hormonale per te verifikuar procesin endokrin.Hormonet qe duhen dozuar jane FSH,LH dhe Estradioli (diten e 2-3 te ciklit)dhe Progesteronin pas ovulacionit. Ekzaminimi plotesohet duke matur gjithashtu Prolaktinen dhe TSH.

Me ane te ekografise shihet struktura uterine dhe vezoriale dhe prania eventuale e fibromave uterine apo kisteve vezoriale.   

Gjithashtu gruaja mund ti nenshtrohet isterosalpingografise,laparaskopise,testit post koital.

 

DISPOZITIVI MIRENE  
info2
Mirena eshte nje dispozitiv qe vendoset ne brendesi te mitres dhe qe leshon progestinike ne doze te vogel.Eshte nje mjet terapeutik dhe njekohesisht parandalues per shume patologji te sferes genitale.

-se pari, Mirena, ka nje efekt kontraceptiv te mire dhe te rikthyeshem pas ndalimit te perdorimit te saj

-se dyti,ajo vepron shume mire ne rastet me menstruacione te shumta, abondante

-se treti, parandalon formimin e polipe endometriale

-se katerti,nga studimet e shumta eshte pare se ajo vepron ne rastet me karcinome endometriale te stadit te I(te ndjeshem ndaj hormoneve), ne pacientet e reja qe kerkojne te kene me tej nje shtatezani

-se pesti, Mirena, trajton rastet me endometrioze dhe dhimbje menstruale.